Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

4 lëvizje që “mundin” humorin e keq

Nëse ndjeni se keni humbur energjinë apo ndiheni të stresuar, nuk jeni të vetmit. Ndërsa pandemia, stresi në punë apo jetën tuaj në përgjithësi kanë një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë për humorin tuaj të keq, shpesh është e vështirë apo edhe e pamundur të ndryshoni.

Filloni ndryshimet me diçka që mund të ndikoni shumë lehtë dhe që luan një rol të madh në mënyrën se si ndiheni. E kemi fjalën për zakonet tuaja, të cilat nuk kanë aspak gjasa t’ju prishin humorin. 4 lëvizjet që do t’ju ndihmojnë të ndryshoni zakonet tuaja dhe për pasojë të “mundin” humorin e keq.

Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë

Nëse jeni një nga ata persona që dërgojnë mesazhe nga celulari dhe në të njëjtën kohë shikojnë emailet e tyre në kompjuter, duke folur në telefon fiks dhe duke parë televizor apo duke dëgjuar radio, bëni kujdes, sepse multitasking elektronik rëndon trurin. Në fund të fundit, shumë studime kanë treguar se vetëm marrja e shumë përgjegjësive mund të na dëmtojë, pasi rriten hormonet e stresit, të cilat favorizojnë shfaqjen e shumë problemeve, si fizike (obeziteti, pagjumësia, problemet metabolike dhe kardiovaskulare, etj.) si dhe psikologjike.

Bëni ushtrime

Ushtrimi është një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Gjatë ushtrimeve, harroni atë që ju shqetëson dhe relaksoheni, ndërsa në të njëjtën kohë trupi sekreton endorfinë, hormone që lidhen me humorin e mirë.

Pushoni

Mungesa e gjumit rrit nivelet e kortizolit, hormoni i stresit. Bëjeni gjumin prioritetin tuaj. Para se të shkoni në shtrat, shmangni ekranet, të cilat ndikojnë në ritmin tuaj cirkadian dhe sigurohuni që të keni temperaturën e duhur të trupit.

Ndryshoni mënyrën tuaj të të menduarit

A i përkisni atyre që mendojnë se jeta ka shumë probleme, është e vështirë dhe kërkon gjithmonë të jemi gati për t’u përballur me sukses me atë që na pret? Është koha për t’i hequr këto mendime. Nëse nuk ia dilni dot vetëm, ia vlen të konsultoheni me një psikoterapist, i cili do t’ju ndihmojë ta shihni jetën më qetë.

o.j/dita