Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

444 raste të reja dhe 8 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3210 teste dhe 444 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në:

• Shkup – 187

• Kumanovë – 37

• Kriva Pallankë – 22

• Shtip – 20

• Veles dhe Kavadar – nga 19

• Manastir – 17

• Tetovë dhe Koçanë – nga 16

• Prilep – 15

• Ohër, Strumicë dhe Gjevgjeli – nga 9

• Negotinë dhe Resnjë – nga 7

• Berovë – 5

• Sveti Nikole – 4

• Kërçovë, Radovish dhe Probishtip – nga 3

• Strugë, Dellçevë, Valandovë, Kratovë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica – nga 2.

• Vinica, Pehçeva dhe Dojrani – nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 8 persona që kanë ndërruar jetë: 2 persona nga Shkupi (56 dhe 46 vjeç) dhe nga një person nga Kavadari (74 vjeç), Kumanova (88 vjeç), Koçani (84 vjeç), Strumica (73 vjeç), Prilepi ( 71 vjeç) dhe Tetova (69 vjeç). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Poashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, janë raportuar 7 persona që kanë ndërruar jetë me datë të vdekjes nga 03.09.2021 deri më 24.10.2021. Janë regjistruar 2 persona që kanë ndërruar jetë nga Strumica dhe nga një person nga Shkupi, Shtipi, Koçani, Tetova dhe Radovishi të moshës 49 deri në 78 vjeç, prej të cilëve 5 kanë ndërruar jetë në spital dhe 3 në shtëpi.

Janë regjistruar 225 pacientë të rikuperuar:

• Shkup – 158

• Kumanovë – 14

• Manastir – 8

• Veles – 7

• Gjevgjeli – 6

• Koçani, Strumicë, Sveti Nikollë dhe Demir Hisar – nga 4

• Shtip dhe Probishtip – nga 3 l

• Kavadari, Radovishi dhe Kërçova – nga 2

• Negotino, Kratovë, Vinicë dhe Makedonski Brod – nga 1

Deri më tani janë kryer gjithsej 1.372.834 teste të Covid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 200.856, numri i të shëruarve është 187.374, numri i të vdekurve është 7.087, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.395.