Albania

Agjencia e re për Mediat, OSBE: Sfidë mbetet zbatimi, do ta monitorojmë. Gazetarët duhet të kenë akses të pavarur ndaj çdo burimi

Agjencia për Median, që do të jetë nën varësinë direkte të kryeministrit Edi Rama, sipas OSBE nuk duhet të mbyllë burimet e informacionit për gazetarët.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro në reagimin e parë për këtë strukturë të re të qeverisë, tha se problem nuk është agjencia, por mënyra si do të zbatohet.

“Ajo që mbetet për t’u parë dhe që mundet në një farë mënyrë të minojë krijimin e këtij institucioni është fakti nëse juve do ju lejohet të kërkoni infomacion, të bëni pyetje. Nuk është aq ngritja e institucionit problem, se sa është funksionimi i tij në praktikë. Kjo është sfida e vërtetë.”

Për shkak të kësaj problematike që mund të krijohet, Përfaqësuesja e OSBE-se për Lirinë e Medias, konfirmoi monitorimin e funkisionimit të agjencisë në raport me gazetarët.

“Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë, sigurisht. Ajo që është e rëndësishme është që gazetarët të kenë akses të pavarur tek të gjitha burimet e informacionit, në mënyrë që edhe ata të lejohen të bëjnë punën e tyre”, tha Ribiero.

Më herët, kryeministrit Rama që mori pjesë në konferencën e OSBE për Evropën Juglindore, ngriti problemin e funksionimit të protaleve në vend.

“Mendoj që kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar një farë soj lirinë e fjalës. Është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Të vërtetat dhe genjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese”, tha ai.

Mediat online, qeveria ka tentuar t’i trajtojë përmes paketës Anti-shpifje, që prej një kohë të gjatë ndodhet në Parlament për miratim.

j.l./ dita

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time