Albania

AKU bllokon 8800 litra ujë dhe ndalon veprimtarinë e një subjekti në Elbasan

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka marrë masa administrative dhe ka ndaluar menjëherë veprimtarinë, për subjektin “Shpati 2010”, në Elbasan, për parregullsi në ambientet e magazinimit të produktit “ujë në shishe plastike”.

Në një njoftim për shtyp MBZHR bën të ditur se, “Drejtoria Rajonale e Autoritet Kombëtar të Ushqimit Elbasan, për parregullsitë e konstatuara në sigurinë ushqimore, ka marrë masën e ndalimit të menjëhershëm të veprimtarisë së subjektit tregtar, “Shpati 2010”, ka bllokuar sasinë prej 8800 litra, të produktit, ujë si dhe ka vendosur masën administrative, gjobë, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Ky subjekt është i licencuar dhe ushtron aktivitet në njësinë administrative Gjinar, Elbasan, për produktin, “ujë në shishe plastike”, në formatin 0.5, 5 dhe 7 litra.

Në momentin e kontrollit zyrtar, subjekti ka patur parregullsi në ambientet e magazinimit të sasisë 8800 litra ujë në shishe plastike dhe të furnizimit me ujë të ngrohtë e të rrjedhshëm. Subjekti disponon një linjë të plotë mbushjeje, paketimi, ambalazhimi, për formatet, 0.5, 1.5 litra, plastikë dhe 0.75 litra, qelq. AKU ka marrë 6 mostra zyrtare për analizim të treguesve mikro-biologjikë dhe fizio-kimikë të cilat janë dërguar pranë laboratorit, ISUV, Tiranë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him