Albania

“Anëtarësia u cilësua si llum”, PD i përgjigjet Nokës: Shtrembëroi të vërtetën e diskutimit në mbledhje

Partia Demokratike ka reaguar për deklaratën e bërë nga deputeti Flamur Noka, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar paraditen e së hënës.

Nga Selia Blu hidhet poshtë mundësi që kryedemokrati që të ketë përdorur fjalën “llum” për t’iu referuar anëtarësisë së PD.

Në reagim thuhet se fjala “llum” është përdorur për ata “që në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit.

Këta të fundit, sipas PD, sot në partneritet me kryeministrin Edi Rama “duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale.

Reagimi i PD:

 “Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.  Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës. Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit  Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.”

Kujtojmë se pas mbledhjes së sotme në Selinë Blu të Grupit Parlamentar të PD-së, Noka u shpreh se kryedemokrati e cilësoi anëtarësinë e PD në mbledhjen e djeshme si “llum”.

Këtë, shtoi Noka, deri më sot askush nuk ka guxuar ta bëjë. As Fatos Nano dhe Edi Rama që janë kundërshtarë politikë të Partisë Demokratike.

j.l./ dita

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him