Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Angela Martini dhe Dragos Savulescu prindër për herë të parë, vjen në jetë Kyree

Angela Martini është bërë nënë për herë të parë. Modelja e njohur shqiptare ka surprizuar ndjekësit e saj me lajmin që ka dhënë në Instagram. Modelja dhe bashkëshorti rumun, Dragos Savulescu janë bërë me një djalë, të cilët e kanë pagëzuar me emrin, Kyree.

Modelja zbulon gjithashtu se vogëlushi ka lindur ditën e djeshme me 2 Dhjetor. “Djali ynë Kyree Martini Savulescu, kulmi i dashurisë sonë, lindi dje në 2 dhjetor në 2021, në Dallas, Texas. Jemi me fat që kemi djalin tonë, me ndihmën e një gjesti të mrekullueshëm të një mbartëseje surrogate.

Do i jemi përjetësisht mirënjohës gruas së mrekulleshme që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi. Mirserdhe në botë Kyree”, shkruan modelja.