Albania

Arrestimi i Thoma Gëllçit/ Shpalli procedurën e tenderit para miratimit nga AMA dhe bordi, si u shpall fituese oferta 20 milionë lekë më e lartë dhe me parregullsi në dokumentacion

Zbardhen detaje te reja nga arrestimi i ish drejtorit te radio televizionit Thoma Gellci.

Në dosjen e SPAK thuhet se Gëllçi skualifikoi padrejtësisht një kompani nga gara për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin “Agro” të RTSH, prej 100 milionë lekësh.

Këto pajisje kushtuan afro 1 milion dollarë dhe duhej qe te dorëzoheshin ne RTSH per 45 dite, por ky afat është shtyrë nga Gëllçi.

Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimin. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Sipas SPAK, ish Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Thoma Gellço ka zhvilluar një procedurë prokurimi, për pajisje për një kanal televiziv,(RTSH AGRO) përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e këtij kanali televiziv, gati një viti përpara marrjes së miratimit nga AMA dhe 2 vjet përpara fillimit të funksionimit të këtij kanali.

Pajisjet e prokuruara pas hyrjes në magazinë, një pjesë e tyre i kanë kaluar njësisë Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH dhe një pjese tjetër ka kaluar në magazinat e qendrave vendore audiovizive Kukës, Gjirokastër, Shkodër, operatorëve sportivë,etj.

Po kështu i hetuari Thoma Gellço, pas nënshkrimit të kontratës me operatorin fitues, në datën 24.12.2018, ku si afat përfundimtar i zbatimit të kontratës është përcaktuar data 06.02.2019. në datën 15.02.2019 ka nënshkruar një “kontratë shtesë për blerje pajisje për kanalin RTSH Agro” duke e zgjatur afatin deri në dt 22.02.2019.

Gjithashtu në dosje thuhet se ish Drejtori i Përgjithshëm i RTSH -së, me dashje ka kryer veprime që vijnë në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, që i kanë sjellë personave të tjerë, operatorit fitues përfitime materiale, duke dëmtuar interesat e ligjshme të operatorëve të tjerë ekonomikë që mund të jene vetëskualifikuar për shkak të mospërmbushjes së afatit 45 ditor si dhe keqmenaxhuar fondet publike, duke konsumuar kështu elementët veprës penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa 3 punonjësit e RTSH, gjithashtu të arrestuar, Juljan Tapi, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë konsumuar elementët e veprës penale të ‘’Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve ne tendera’ kryer në bashkëpunim.

Hetimi është nisur fillimisht nga prokuroria e Tiranës dhe më pas i ka kaluar për kompetencë SPAK.

o.j/dita

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions