Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

PRISHTINË, 16 tetor /ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar vetëm 15 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

“Nga 2.579 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 56 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.812 Në total numri i rasteve aktive është 745”, thuhet në raportin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës. Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.