Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Astrit Selmani rikthehet në stërvitje, pas përplasjes që e la pa ndjenja për disa çaste

Sulmuesi i Kosovës Astrit Selmani është rikthyer në stërvitje me Hammarbay, disa ditë pasi e pësoi një lëndim të frikshëm që e la pa ndjenja për disa çaste në një ndeshje në ligën elitare suedeze në fundjavën e kaluar.

Ylli i Kombëtares së Kosovës Selmani e pësoi një tronditje në kokë nga përplasja kokë me kokë me kundërshtarin në fitoren e Hammarby 4:3 kundër Ostersunds të dielën, raporton Express.

Por pas ekzaminimeve mjekësorë dhe disa ditëve pushimi, Selmani i nisi ushtrimet i veçuar të enjten, para se të rikthehet në grup pasi të jetë riaftësuar plotësisht.

“Astrit Selmani ka filluar të lëvizë dalëngadalë, pas tronditjes që e pësoi në ndeshje kundër Ostersund. Të enjten, ai e kreu një stërvitje të lehtë në Astra IP, pasi pushoi disa ditë. Rikthimi ka filluar, por është e rëndësishme të vazhdojmë me kujdes”, thuhet në njoftimin e Hammarby.

Ai ishte titullar për Hammarby në takimin e ligës elitare të Suedisë kur ra në tokë pa ndjenja pasi u përplas kokë më kokë në ajër me kundërshtarin.

Incidenti ndodhi në minutën e 40-të të ndeshjes dhe pasi mori tretman në fushë dhe iu kthye vetëdija, 24-vjeçari u dërgua në spital.

Selmani – i cili debutoi për Kosovën në humbjen kundër Suedisë në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në shtator –iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në spital.

Hammarby po humbiste 2:3 kur Astriti u bart jashtë fushës, por ia doli të fitojë 4:3 në fund për t’u ngjitur në vendin e katërt në tabelën Allsvenskan me 40 pikë, shtatë më pak se lideri Djurgarden.

Selmani i ka bërë 23 paraqitje në ligë për Hammarby deri tani këtë sezon, duke kontribuar me katër gola dhe gjashtë asiste.