Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Atentat në Shkodër, plagoset me armë zjarri ish-kreu i Komunës së Velipojës

Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës së Velipojës është plagosur me armë zjarri silenciator pasditen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe as identiteti i autorit që ka plagosur Ujkën.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij

Mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në shpinë, pranë shtyllës kurrizore.

Paraprakisht dyshohet se plagosja është bërë me armë zjarri tip silenciator.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku kanë ndodhur ngjarja.

Policia dyshon se kjo ngjarje mund të jetë e lidhur me periudhën që ai ka shërbyer si kryetar komune.

Ai ka shërbyer si deputet në disa legjislacione.

Mes viteve 2005-2009, Ujka shkoi nga Partia Aleanca Demokratike te Partia Demokristiane e Nard Ndokës ku mbajti për disa kohë postin e kreut të grupit parlamentar.

Në vitin 2009 ai u shkarkua nga Nard Ndoka lidhur me mënyrën e votimit dhe pas përçarjes së partisë. Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës për një mandat në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv Ada.

Ai ka qenë shënjestër e atentateve dhe dy herë të tjera.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 18:15, në  lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”.

j.l./ dita