TIRANË 9 tetor /ATSH-I.Vata/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi një takim me strukturat e PS në pesë rajonet e qytetit të Lushnjës, ku Partia Socialiste ka marrë rezultate pozitive elektorale gjithmonë.

Përmes një postimi, Balla deklaroi se Partia Socialiste ka në Lushnjë një strukturë organizative tepër të mirë, por që do të vazhdojë të përmirësohet në të gjitha nivelet, duke e paraprirë nga një analizë e imtësishme e rezultatit të zgjedhjeve në çdo qendër votimi.

Sipas Ballës, “të gjithë kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës, kur lënia në harresë e strukturës së partisë, nuk na ka dhënë rezultatin e duhur në përballjen elektorale të radhës”.

“Ne sot jemi në kohën e duhur për të realizuar një analizë të thellë dhe objektive të rezultatit në çdo qendër votimi, pra në çdo organizatë socialiste”, theksoi Balla.

“Zhvilluam takimet me strukturat e PS në pesë rajonet e qytetit Lushnjë, ku Partia Socialiste ka marrë rezultate pozitive elektorale gjithmonë. Partia Socialiste ka në Lushnjë një strukturë organizative tepër të mirë, por që do të vazhdojë të përmirësohet në të gjitha nivelet, duke e paraprirë nga një analizë e imtësishme e rezultatit të zgjedhjeve në çdo QV. Besoj se të gjithë kemi mësuar nga gabimet e së shkuarës, kur lënia në harresë e strukturës së partisë, nuk na ka dhënë rezultatin e duhur në përballjen elektorale të radhës. Ne sot jemi në kohën e duhur për të realizuar një analizë të thellë dhe objektive të rezultatit në çdo qendër votimi, pra në çdo organizatë socialiste.Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore sapo ato të zhvillohen dhe ato parlamentare në vitin 2025, për mandatin tonë të katërt qeverisës”, shprehet Balla në postim. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.