Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Basha akuza Ramës: Ta kanë pirë lëngun të gjithë. I frikësohesh vettingut si djalli temjanit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ai nuk u gjendet pranë njerëzve në fatkeqësi, por i sheh ata thjeshtë si votues, që mund t’i blejë në raste fushatash, që të sigurojë qeverisjen edhe për 4 vite të tjera.

Basha tha se qëllimi i PD-së është që ta largojnë sa më parë atë dhe qeverinë e tij nga ajo sallë, ndërsa theksoi se duhet patjetër që të ndryshojmë ligjin themelor dhe t’i hapim rrugë vettingut të politikanëve, sipas të cilit, Rama i frikësohet njësoj si djalli temjanit.

“Ti nuk u gjendesh pranë njerëzve në fatkeqësi, por i sheh ata si votues që duhet t’i shantazhosh, blesh, frikësosh, me qëllim që të mbash me çdo kusht pushtetin. Arsyeja jonë nuk është për të bërë lojëra fjalësh se ty ta kanë pirë lëngun të gjithë, qëllimi ynë është të të largojmë sa më parë nga kjo sallë dhe të gjithë kalorësit e korrupsionit dhe t’ia kthejmë këtë sallë shqiptarëve.

Kjo të ndodhë duhet patjetër që ne të ndryshojmë ligjin themelor dhe ti hapim rrugë asaj që t’i ke frikë si djalli temjanit, vettingut të politikanëve”, tha Basha.

o.j/dita