Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Basha falenderon Merkel: Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do t’ju jenë përjetë mirënjohës

Kryedemokrati Lulzim Basha  ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen Angela Merkelit pasi mbrëmjen e djeshme, me nje ceremoni madhështore Gjermania i dha lamtumirën nga politika.

Me një postim në Facebook, Basha shkruan se angazhimi i saj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta.

Më tej, ai shkruan se Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen e saj.

“Falemnderit Angela Merkel! Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues. Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj. Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”, shkruan Basha ne Facebook.

j.l./ dita