Albania

Basha pret delegacionin nga Senati amerikan: Demokracia në udhëkryq pas masakrës zgjedhore

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim, në selinë e PD, një delegacion nga Senati amerikan.

Basha u shpreh se, foli për dy çështje kryesore me përfaqësuesit e lartë nga Uashingtoni.

“Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare. Udhëkryqin në të cilin ndodhet, në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe rolin e PD-së dhe të opozitës shqiptare në parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e SHBA-së për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit”, tha Basha.

Sigurisht, shtoi ai, “përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen, por respektohen zgjedhjet e qytetarëve, ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh nga e cila të përfitojnë shqiptarët, përmes vendeve të punës, përmes transferimit të teknologjisë dhe transferimit të kapitalit amerikan në Shqipëri”.

Basha theksoi se, “çështja tjetër ka të bëjë me rajonin, në veçanti, sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novi Sadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike dhe të gjithanshme amerikane për të ndalur dhe kundërvënë çdo ofensive të forcave jo perëndimore ndaj arritjeve 30-vjeçare të SHBA-ve dhe boshtit euroatlantik për stabilitetin, paqen dhe demokracinë në Ballkan. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përfundimin me sukses të njohjes reciproke si guri i fundit i themelit të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Miqtë u interesuan edhe sa i përket çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilën e mbështesin plotësisht dhe për konfuzionin e krijuar mes performancës së autokratëve të Ballkanit, duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që BE t’i thotë gjërat qartë, ta vërë gishtin tek plagët e krijuara dhe tek autorët e këtyre plagëve, të cilin të gjithë shqiptarë te dinë. Në këtë rast qeveria dhe kryeministri aktual janë fajtorët e vetëm të harxhimit të aq shumë shampanje, ndërkohë që vendi mbetet jashtë dyerve të Evropës”, theksoi Basha.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him