Albania

Basha pret delegacionin nga Senati amerikan: Vendi në udhëkryq pas masakrës zgjedhore

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në takim, në selinë e PD, një delegacion nga Senati amerikan.

Basha u shpreh se, foli për dy çështje kryesore me përfaqësuesit e lartë nga Uashingtoni.

“Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare. Udhëkryqin në të cilin ndodhet, në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe rolin e PD-së dhe të opozitës shqiptare në parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e SHBA-së për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit”, tha Basha.

Sigurisht, shtoi ai, “përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen, por respektohen zgjedhjet e qytetarëve, ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh nga e cila të përfitojnë shqiptarët, përmes vendeve të punës, përmes transferimit të teknologjisë dhe transferimit të kapitalit amerikan në Shqipëri”.

Basha theksoi se, “çështja tjetër ka të bëjë me rajonin, në veçanti, sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novi Sadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike dhe të gjithanshme amerikane për të ndalur dhe kundërvënë çdo ofensive të forcave jo perëndimore ndaj arritjeve 30-vjeçare të SHBA-ve dhe boshtit euro-atlantik për stabilitetin , paqen dhe demokracinë në Ballkan. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përfundimin me sukses të njohjes reciproke si guri i fundit i themelit të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Miqtë u interesuan edhe sa i përket çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilën e mbështesin plotësisht dhe për konfuzionin e krijuar mes performancës së autokratëve të Ballkanit, duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që BE t’i thotë gjërat qartë, ta vërë gishtin tek plagët e krijuara dhe tek autorët e këtyre plagëve, të cilin të gjithë shqiptarë te dinë. Në këtë rast qeveria dhe kryeministri aktual janë fajtorët e vetëm të harxhimit të aq shumë shampanje, ndërkohë që vendi mbetet jashtë dyerve të Evropës”, theksoi Basha. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Joaquin is the first player in the XXI century to make an assist in La Liga at the age of 40+ years
Do you remember what hell the fans made at the Euro finals? For this, England will play without spectators
Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes