TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot ambasadorin holandez Reinout Vos.

Basha tha se në takim u diskutua mbi sfidat e integrimit.

“Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet”, u shpreh Basha.

Kryetari i PD-së shprehu angazhimin për bashkëpunim.

“Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, theksoi ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.