TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen e financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Malit të Zi, përfaqësuar nga Zyra e Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe protokolli ndryshues i marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe të Suedisë, për programin “Forcimi i policimit në komunitet në Shqipëri” (2017-2020), ratifikuar me ligjin nr. 95/2017.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.