STAMBOLL, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të zhvillojë sot një vizitë lamtumire në Turqi, ku do të takohet me presidentin, Recep Tajip Erdogan.

”Të dy udhëheqësit do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë një shkëmbim pikëpamjesh mbi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Ministria e Jashtme turke.

Ndër çështjet e tjera të mundshme në tryezë janë çështja e migrimit, të drejtat e njeriut dhe roli i Turqisë në NATO.

Turqia luan një rol kyç në pranimin e refugjatëve.

Vendi ka pranuar tashmë rreth 3,7 milionë refugjatë nga Siria dhe qindra mijëra emigrantë nga vende të tjera si Afganistani.

Merkel është bashkarkitekte e paktit të migrantëve midis Turqisë dhe BE-së.

Si pjesë e kësaj, Turqia merr mbështetje financiare nga BE-ja./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.