Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Boçi: Klasat kolektive gangrenë në arsimin tonë

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi sot se klasat kolektive vazhdojnë të jenë problem në arsimin tonë.

Sipas tij, mungesa e strategjive, angazhimeve dhe paaftësia po i shtojnë ato çdo ditë.

Ai solli në vëmendje rastin e një shkolle në njësinë administrative Leskovik, në Kolonjë.

“Në shkollën kryesore “Jani Vreto”, shtohen klasat kolektive. Dhe kjo ndodh vetëm për një nxënës më pak, duke i dorëzuar të tjerët drejt një mësimdhënie kaotike, me tema të përziera e me mësues ndonëse të mirë, të pa mësuar me mësim kolektiv. Megjithëse shkolla është e investuar, me klasa e hapësira, ngjan që ato 700 milionë lekë të hedhura po shkojnë dëm”, deklaroi Boçi.

Sipas Boçit, PS e kishte premtuar publikisht në fushatë moskrijimin e klasave kolektive, por theksoi ai, “sot nxënësit e mësuesit janë brenda tyre në Leskovik”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.