Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Boçvarski nesër në Sofje do të nënshkruaj memorandum për ndërtimin e Korridorit 8

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski do të qëndrojë për vizitë pune në Sofje ku do të nënshkruaj memorandum për bashkëpunim trilateral për zhvillimin e infrastrukturës e qëndrueshme rrugore dhe hekurudhore në Korridorin 8. Nënshkrues të memorandumit përveç maqedonia e Veriut janë edhe Bullgaria edhe Shqipëria.

“Qëllimi i memorandumit është të konfirmohet gatishmëria e të trija palëve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar në Korridorin 8 me fokus në projekte të cilat janë me rëndësi të madhe për rajonin”, informuan për MIA-n nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Gjithashtu, me memorandumin do të konfirmohet gatishmëria e vendeve nënshkruese për zbatimin e masave për transport të shpejtë dhe të papenguar të mallit në vendkalimet kufitare.

Në pjesën lindore të Korridorit 8 në shtet në vijim është procedura për tender për zgjedhjen e zbatuesit të ndërtimit të hekurudhës nga Kumanova deri në Kriva Pallankë.