Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

BRUKSEL- BE: Irani miratoi një qëndrim destruktiv gjatë bisedimeve bërthamore

BRUKSEL, 3 dhjetor /ATSH-DPA/- Irani ka marrë një qëndrim destruktiv në negociatat bërthamore të rifilluara së fundmi, sipas diplomatëve të lartë evropianë.

“Irani po thyen pothuajse të gjitha kompromiset e vështira që janë rënë dakord si rezultat i negociatave disamujore të ashpra,” theksuan sot negociatorët gjermanë, francezë dhe britanikë.

‘’Dritarja e mundësisë për një zgjidhje diplomatike të mosmarrëveshjes bërthamore po bëhet gjithnjë e më e vogël’’, paralajmëruan ata.

Pas pesë ditësh bisedime në Vjenë, delegacionet janë kthyer në vendet e tyre dhe do të takohen javën e ardhshme në kryeqytetin austriak.

Negociatat kanë të bëjnë sërish me kufizimin e programit bërthamor iranian dhe heqjen e sanksioneve të SHBA-së kundër Republikës Islamike. Qëllimi është të shpëtohet marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila synon të parandalojë Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne jemi të zhgënjyer dhe të shqetësuar për ndryshimet e propozuara nga Irani në tekstin e negociuar në gjashtë raundet e fundit të bisedimeve të Vjenës”, thanë diplomatët evropianë.

Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 nën presidentin e atëhershëm Donald Trump dhe vendosi sanksione të ashpra ekonomike.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.