BRUKSEL, 10 tetor /ATSH-ANSA/ – Vlerat e paqes dhe lirisë dallojnë kontinentin tonë dhe e di se në këtë moment disa vende na bëjnë të vuajmë dhe shpresojmë që ata të rishikojnë qëndrimet e tyre, por ne nuk mund të lejojmë asnjë nga 27 vendet anëtare të shkelë traktatet, pasi do të jemi krejtësisht jofleksibël, deklaroi presidenti i Parlamentit të BE-së, David Sassoli.

Gjykata Kushtetuese e Varshavës vendosi që disa rregulla të BE-së janë të papajtueshme me Kushtetutën e Polonisë.

“Në Poloni, një skenar i zi po bëhet realitet. Gjykata e drejtuar nga PiS ka injoruar epërsinë e ligjit të BE-së duke shkelur kështu themelet e saj. Gjyqtarët polakë që gjykojnë në bazë të ligjit evropian mund të ndiqen penalisht”, shtoi nga ana e tij grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian (S&D) duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese polake, sipas të cilit disa rregulla evropiane janë të papajtueshme me ligjin kombëtar.

Një vendim që vë në pikëpyetje përparësinë e ligjit të BE -së mbi të drejtën kombëtare.

“E drejta evropiane mbizotëron mbi të drejtën kombëtare. Të gjitha vendimet e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian janë detyruese për autoritetet e shteteve anëtare, përfshirë gjykatat. Jaroslav Kaczynski, udhëheqës i PiS, partia e shumicës qeverisëse në Polonia është përgjegjës për daljen e Polonisë nga BE”, theksoi ndërkohë grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.