Albania

Çmimi i energjisë i pandryshuar prej 2015-ës, kostoja për shtetin 26.1 miliardë lekë

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi se me reformën në energjinë elektrike çmimi i saj është ulur në 9.5 lekë dhe që nga viti 2015 nuk ka lëvizur më, me qëllim për të mbrojtur konsumatorin.

Gjatë daljes së sotme për mediet, ku paraqiti planin e Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjetike, Rama theksoi se “çmimi i energjisë në faturën e qytetarit nuk është çmimi real i energjisë që blejmë, por i kontrolluar nga shteti për mbrojtjen për shtresat në nevojë”.

“Çmimi ynë i energjisë nuk është çmimi real i energjisë që blejmë, por i kontrolluar nga shteti për mbrojtjen e konsumatorit. Qeveria ka vendosur një mburojë për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Me reformën tonë u ul çmimi për të gjithë familjarët në 9.5 lekë për kWh që prej vitit 2015 dhe nuk është prekur më që atëherë. Në vitin 2015 krijuam një mburojë për familjet në nevojë dhe prej atij viti ne financojmë diferencën mes 7.7 lekë për kWh dhe 9.5 lekë për kWh. Ata e marrin këtë shumë në fondin e pensionit ose ndihmës ekonomike. Në mburojën sociale, kemi shtuar edhe një shumë tjetër që iu bashkohet pensionistëve mbi fondin e pensionit të tyre”, tha Rama.

Shuma vjetore prej së cilës përfitojnë 187669 familjesh është 26.1 miliardë lekë.

Rama: Shteti subvencionon me 450 milionë dollarë sigurimet shoqërore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të rrisësh paga e pensione apo të ulësh kontribute përtej aftësisë me logjikën e Sudes jo me ndërgjegjen e atdheut do të thotë të vrasësh të ardhmen.

Sipas tij, me këtë nivel të sigurimeve shoqërore ne sot “nuk do të paguanim dot as gjysmën e pensioneve që paguajmë, që do të thotë se pjesën e munguar e kemi mbuluar nga buxheti i shtetit me afro 450 milionë dollarë në vit”.

Rama u shpreh se se nëse do të bënim rritje të pensionit minimal në nivelin 300 euro apo pagës minimale në nivelin 500 euro, atëherë vendi brenda 1-2 vitesh do falimentonte dhe atëherë do të kishim kriza urie të vërtetë.

“Disa mund të thonë bëni pensionin minimal 300 euro dhe pagën minimale 500 euro. Nëse ne rrisim pensionin minimal 300 mijë lekë sot, në fund të vitit të ardhshëm ne duhet të mos bëjmë më investime dhe brenda 2 vitesh do të përjetonim falimentimin me tragjik të shtetit. Nëse e rrisim pagën minimale në 500 mijë lekë sa hap e mbyll sytë na duhet më pak se një vit të hyjmë në krizën e parë të urisë në 500 vjet. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore. Që prej vitit 2014 të gjithë shqiptarët që fitojnë më pak se 150 mijë lekë të reja paguajnë më pak dhe falë kësaj ulje ne kemi lënë për familjen të gjithë atyre që punojnë 1.2 miliardë dollarë në 8 vite që do ishin në arkën e shtetit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, bëri të ditur se që prej ardhjes së tij në pushtet ka pasur gjithnjë një plan për mbrojtjen e konsumatorëve. Lidhur me këtë ai përmendi edhe filozofinë me të cilën ka drejtuar: kush fiton më shumë paguan më shumë.

“Paga e ministrave dhe deputetëve nuk është rritur, por taksa mbi pagën e tyre po. Paga ime kur kam hyrë në këtë zyrë taksohej më pak se sa ajo e një sanitareje”, tha Rama.

Rama: Çmimi i naftës është më i ulët sot krahasuar me 2013-ën

Kryeministri Edi Rama deklaroi se çmimi i naftës është sot më i ulët se sa ishte në 2013-n.

“Ne nuk e prodhojmë në vend naftën që konsumojmë për automjetet tona. Nafta jonë është e rëndë shitet jashtë kryesisht për bitum. Shqipëria importon 600 mijë tonë për naftë dhe benzinë. Nafta është më shtrenjtë sepse ka brenda edhe taksën e qarkullimit të cilën në rajon e paguajnë ve]mas. Sot karburanti është më lirë se sa në vitin 2013”, deklaroi Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time