Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

COVID-19/ 616 raste të reja, 12 humbje jete në 24 orët e fundit

Rriten 3-fish shifrat e COVID-19. Ne 24 oret e fundit jane regjistruar 616 raste të reja, 12 humbje jete. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3713 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë, në këto bashki:
220 në Tiranë, 53 në Fier, 31 në Lushje, 25 në Durrës, 23 në Elbasan, 20 në Berat, 19 në Shkodër, 17 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Pogradec, 13 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Krujë, Patos, 10 në Sarandë, 9 në Lezhë, nga 8 qytetarë Kukës, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Korçë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Tropojë, Devoll, 5 në Kuçovë, nga 4 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Dimal, Libohovë, Himarë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Tepelenë, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cerrik, Belsh, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Konispol, Roskovec, Mat, Dibër, Shijak, Has.
Janë 6289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç,
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 589 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,674 që nga fillimi i epidemisë.

o.j/dita