Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

COVID-19 – EMA shqyrton përshtatshmërinë e Pfizer/BioNTech për fëmijët e vegjël

AMSTERDAM, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar rishikimin e provave klinike në lidhje me efektet e vaksinës antiCOVID-19 TË Pfizer/BioNTech te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Aktualisht në BE, vaksina është e licencuar vetëm për ata të moshës 12 vjeç e lart.

Prodhuesit Pfizer/BioNTech kanë përcjellë të dhënat që kanë mbledhur gjatë provave të tyre në grupmoshat më të reja.

Me sa duket, të dhënat e studimit tregojnë se vaksina tolerohet mirë nga fëmijët në këtë grupmoshë, të cilët do të marrin vetëm një të tretën e dozës së të rriturve, si edhe prodhon një përgjigje të qëndrueshme imune.

Sipas EMA-s, ekspertët e saj tashmë po rishikojnë të dhënat e studimit.

Një rekomandim për zgjatjen e miratimit të vaksinës pritet brenda muajve të ardhshëm.

Rregullatori amerikan, FDA, po rishikon një kërkesë të ngjashme nga Pfizer/BioNTech, me një vendim që pritet brenda javëve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.