Albania

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 495 qytetarë të infektuar dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot për situatën në 24 orët e fundit, sa i përket pandemisë COVID-19.

MSHMS theksoi se, janë kryer 3732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 495 qytetarë, në këto bashki: 258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnjë, 19 në Kamzë, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë-Arrëz, Kurbin, Kavajë, Roskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh.

Janë 6562 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30-77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e MSHMS.

Statistika (14 tetor 2021)

Raste të reja ditore        495

Të shëruar në 24 orë      606

Të shtruar në spitale       153

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                3732

Testime totale              1,250,052

Raste pozitive                176,667

Raste të shëruara           167,308

Raste aktive                     6,562

Humbje jete                     2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3002

Durrës            782

Fier                666

Shkodër         517

Vlorë              257

Elbasan          281

Lezhë             226

Berat              210

Gjirokastër      207

Kukës             154

Korçë             152

Dibër              108

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him