Albania

COVID-19 – OBSH rekomandon dozën përforcuese

GJENEVË, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Një komitet ekspertësh i OBSH rekomandoi sot administrimin e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobësuar, ndër të tjerë, për të gjitha vaksinat e miratuara nga agjensia e OKB-së.

Ekspertët e OBSH-së shpjeguan se rekomandimi i dozës së tretë nuk kishte të bënte me popullatën e përgjithshme.

“Rekomandimi që po japim tani është që njerëzve, të cilët kanë një imunitet të kompromentuar, t’u jepet një dozë shtesë, për të kthyer përgjigjen e tyre imune në nivelin e mbrojtjes së kërkuar për parandalimin e zhvillimit të formave të rënda të sëmundjes, që kërkojnë shtrimin në spital ose që shkaktojnë vdekje”, shpjegoi Dr. Kate O’Brien, Drejtoresha e Departamentit të Imunizimit në OBSH.

“Kjo dozë e tretë duhet të ndahet nga e dyta me një deri në tre muaj”, shtoi Dr. O’Brien.

I njëjti komitet rekomandoi një dozë të tretë për personat 60 vjeç e lart të imunizuar me vaksinat antiCOVID-19 të kompanive kineze Sinovac dhe Sinopharm.

“Doza e tretë mund të jetë një vaksinë tjetër e një lloji tjetër”, tha komiteti SAGE i OBSH-së në një konferencë shtypi.

OBSH-ja ka miratuar dy vaksina mARN nga Moderna dhe Pfizer-Biontech, dy vaksina kineze nga Sinopharm dhe Sinovac, vaksina nga Johnson & Johnson dhe ajo nga Astrazeneca./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lester Duck's striker played in the African wilderness 5 years ago. He was found by a Zambian Galician (half Russian!), Who sold Lunga to the Urals
Ronald Koeman: It is not normal to demand from Barca to reach the 1/4, 1/2 or the Champions League final. There are clubs with 23 players from the national teams
Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi