TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në muajin gusht të këtij viti, depozitat në sistemin bankar shënuan rritjen më të lartë mujore të regjistruar në 5 vitet e fundit.

Sipas të dhënave nga BSH-ja, depozitat bankare në këtë periudhë u zgjeruan me 248 milionë euro.

Në total, fondet në valutë të mbajtura në Bankën e Shqipërisë në formën e depozitave, arritën në 109.4 miliardë lekë.

Sipas BSH-së ky tregues rezulton me një rritje vjetore prej 28 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.