Albania

Drejtoresha e ATSH-së, Zhupa takim me ambasadorin Zingraf: Sfidë, digjitalizimi i arkivit historik të fotove

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Valbona Zhupa priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e ATSH-së, u vlerësuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në disa fusha si në kulturë, ekonomi, agroturizëm etj.

Zhupa u ndal te bashkëpunimi mes ATSH-së dhe agjencisë më të madhe gjermane të lajmeve, DPA, një bashkëpunim ky që prej 25 vitesh.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së nënvizoi rëndësinë dhe rolin e agjencive zyrtare të lajmeve përballë “fake news”.

“Në kohën e pandemisë, të gjithë e kthyen kokën nga agjencitë tona, pasi ne jemi i vetmi burim i besueshëm informacioni. Ndaj lufta jonë është që të jemi të vërtetë, të paanshëm dhe të saktë në dhënien e informacionit”, deklaroi Zhupa.

Ndër të tjera, Zhupa u fokusua te një projekt me rëndësi për ATSH-në, siç është inventarizimi, ruajtja dhe digjitalizimi i arkivit së fotografisë, një thesar jo vetëm për institucionin, por edhe një kujtesë historike për Shqipërinë.

Gjatë bashkëbisedimit, Drejtoresha e Përgjithshme e ATSH u shpreh se arkiva numëron rreth 250 000 foto të cilat datojnë që nga viti 1945. “Ato pasqyrojnë etnografi, histori, kulturë dhe etapat në të cilat ka kaluar vendi dhe shumë aspekte të tjera”, evidentoi ajo.

Zhupa e informoi ambasadorin Zingraf lidhur me punën që po bën institucioni i drejtuar prej saj për konservimin dhe digjitalizimin e arkivës së fotove. Ajo kërkoi mbështetjen financiare të Ambasadës gjermane për realizimin e kësaj sfide.

Nga ana e tij, ambasadori Zingraf shprehu mbështetje për këtë projekt që ka për qëllim që ta bëjë të aksesueshme arkivën e ATSH-së për opinionin e gjerë, por edhe për brezin e ri.

Gjatë takimit, ambasadori Zingraf u ndal te mbështetja që qeveria gjermane ka dhënë ndër vite në Shqipëri, në fushën e trashëgimisë kulturore. Programi për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Jashtme Federale angazhohet në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mbarë botën. Në Shqipëri Ministria e Jashtme Federale ka mbështetur që prej vitit 1989 njëzet projekte për ruajtjen e vlerave kulturore, sikurse janë restaurimi i Kishës së Shën Antonit në Kepin e Rodonit, restaurimi i mozaikut paleokristian në Parkun e Antigonesë dhe mbrojtja e ikonave në Korçë.

Diplomati gjerman tha në takimin me drejtoreshën e ATSH-së se ky projekt dëshmon një dimension shumë interesant të agjencisë së lajmeve dhe do të jetë për diskutim në axhendën e punës së tij sapo të miratohet buxheti i ardhshëm.

Ambasadori Zingraf pa nga afër edhe ambientin ku ruhet arkiva fotografike e ATSH si buletine dhe negativë fotosh, që datojnë që nga krijimi i institucionit.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time