Albania

Edhe pak ditë nga Maratona e Tiranës, artistët dhe atletët thirrje për pjesëmarrje

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Këtë të dielë do të zhvillohet Maratona e Tiranës, ngjarja më e madhe sportive e vitit, me edicionin e saj të 5-të. Ky aktivitet, i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerareve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës.

Në një emision televiziv tre këngëtarët: Landi Hysi, Soni Malaj, Aurela Gaçe dhe atletja Klodiana Shala dhanë disa mesazhe përse është e rëndësishme pjesëmarrja në një aktivitet të tillë sportiv dhe bënë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.

Këngëtari Landi Hysi u shpreh “uroj me gjithë zemër që Tirana me kalimin e viteve të jetë atraksion, ku njerëzit mes shumë maratonave kombëtare dhe ndërkombëtare të zgjedhin Tiranën. Uroj që të arrijë në atë nivel dhe ngadalë-ngadalë të punojmë të gjithë së bashku ta sjellim në atë nivel”.

E njohur për kujdesin ndaj trupit dhe stërvitjes së vazhdueshme edhe këngëtarja Soni Malaj theksoi se pjesëmarrja në maratonë është edhe një sfidë për këdo që kërkon të arrijë diçka brenda vetes.

“Maratona është edhe një start. Maratonat përgjithësisht janë ato qëllimet vetjake, për të arritur dhe për të thyer diçka brenda vetes, është edhe një lloj force karakteri ashtu siç është sporti në përgjithësi”, tha Malaj.

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka treguar edhe njëherë përkushtimin që ka ajo ndaj sportit dhe stërvitjes në mënyrë të rregullt.

Gaçe bëri thirrje për pjesëmarrje në këtë maratonë, e cila është edhe një festë për gjithë qytetin.

“Nuk e bëj sportin që të rrëzoj peshën, e bëj sportin sepse e kam nevojë shpirtërore, fizike, psikologjike. Unë e bëj sportin për t’u treguar vajzave dhe djemve që më ndjekin live të jesh mirë në skenë, të jesh e fortë, të jesh edhe mama, të jesh edhe energjike, të kesh edhe mundësi të këndosh edhe pas pompave kërkon disiplinë. Nuk është e rastësishme, është disiplinë. Të kesh frymëmarrjen në rregull dhe të këndosh në të njëjtën kohë nuk është rastësi, duhet një disiplinë e përditshme”, theksoi Aurela Gaçe.

Shembuj si Landi, Aurela, Soni dhe Klodi, të cilët kanë zgjedhur të kujdesen për veten duke u marrë me aktivitet sportiv rregullisht, kanë frymëzuar dhe shumë persona të tjerë që kanë vendosur të kryejnë të njëjtën mënyrë jetese në të mirë të shëndetit të tyre.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Joaquin is the first player in the XXI century to make an assist in La Liga at the age of 40+ years
Do you remember what hell the fans made at the Euro finals? For this, England will play without spectators
Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes