Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ekonomi në Katund të ri: Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi ishte në Katund të Ri ku apeloi për diagnostikim të hershëm për kancerin e gjirit ndërsa tetori është muaj ndërgjegjësimi.

Ekonomi u shpreh se, “diagnostikimi i hershëm ka shpëtuar jetë në Katundin e Ri”.

Ekonomi takoi doktor Besmir Balanin, drejtorin e qendrës shëndetësore të Katundit të Ri, mjek i përkushtuar që tregon shumë vëmendje si për ndërgjegjësimin, ashtu edhe në kontrollin të kancerit të gjirit për zonjat e zonës.

Ekonomi theksoi se, “kjo qendër shëndetësore është edhe një shembull i mirë bashkëpunimi me njësinë vendore”.

“Me administratorin Kujtim Shahini dhe me mbështetjen e drejtueses së njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Durrës Aurora Hyka, po punohet paralelisht me informimin e familjeve të zonës për të kryer procesin e vaksinimit kundër Covid-19”, tha Ekonomi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.