Albania

FOKUS – FMN ul pritshmëritë e rritjes globale

DUBLIN, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale për 2021 në 5,9 për qind, duke cituar pasigurinë se sa shpejt mund të kapërcehet pandemia e COVID-19.

Në raportin e fundit për Perspektivën Ekonomike Botërore, FMN-ja uli me 0,1 pikë përqindje parashikimin e saj nga ai i bërë në korrik, pjesërisht për shkak të “ekonomive të përparuara” që u goditën nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, që u përkeqësuan nga shpërthimet pandemike nëpër qendrat prodhuese të Azisë në muajt e fundit.

Gita Gopinath, drejtoresha e hulumtimit të FMN -së, tha se “rimëkëmbja globale vazhdon, por vrulli është dobësuar”.

FMN-ja pret që ekonomia më e madhe në botë, SHBA-ja, të rritet me 6 për qind këtë vit, me Kinën, ekonomia e dytë më e madhe, në radhë për një zgjerim me 8 për qind.

Zona e Euros po shikon një rritje prej 5 për qind, megjithëse rritja e pritshme gjermane prej 3,1 për qind pritet të mbetet prapa shteteve të tjera kryesore anëtare, Franca dhe Italia, ku ka të ngjarë që rritja të jetë rreth 6 për qind, sipas FMN-së.

Shtetet më pak të zhvilluara ka të ngjarë të shohin rritje të reduktuar për shkak të asaj që FMN e etiketoi si “hendeku i madh i vaksinave” dhe “pabarazitë e mëdha në mbështetjen e politikave” për shpenzimet fiskale, të nevojshme për të kompensuar ndikimin e kufizimeve pandemike dhe rifillimin e ekonomive.

Sipas FMN-së, prodhimi i përgjithshëm në ekonomitë e përparuara duhet të kthehet në rrugën e prirjes para pandemisë në 2022 dhe ta tejkalojë atë me 0,9 për qind në 2024./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Javi about Barca: I'm focused on working at Al-Sadd. I can't say anything else
Pochettino on Tuchel's words about PSG: Education and respect are embedded in my culture. I will not share my opinion about his feelings
The prodigy from Denmark was wanted by all the top clubs, but his fate is a tragedy. He finished his career at 19 (after Ajax and Chelsea), and died at 32
Good luck in the future. Hugs, mister. Pique, Pedri and Busquets said goodbye to Koeman
Messi has a muscle injury. Tomorrow it will be known whether he will play with Lille
Mauricio Pochettino: I had problems when I said Messi should take the Golden Ball. Neymar and Mbappe asked why they didn't
Koeman was fired on the plane when Barcelona was flying home after the match with Rayo