Albania

FOTO: Plagosja me armë në Tiranë, arrestohen dy autorët, shpallet në kërkim një i tretë

Plagosja me armë zjarri në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, është zbardhur nga policia.

Dy prej autorëve të plagosjes së Alekandër Nikollit dhe Xhulio Velës janë vënë në pranga, ndërkohë që është shpallur në kërkim një person i tretë.

Tre autorët e ngjarjes, janë të njohur për policinë pasi janë me precedent të mëparshëm penal, ndërkohë njëri prej tyre ishte me masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Të arrestuarit janë Farjon Palushi 27 vjeç dhe Daniel Manushi 27 vjeç si dhe është shpallur në kërkim Islam Xhetani 28 vjeç. Ndërkohë Aleksandër Nikolla i cili u plagos po ashtu u arrestua pasi akuzohet nga policia për veprën penale “Moskallëzim i krimit”

Xhetani ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë ndërkohë që Palushi theu masën e arrestit të shtëpisë pasi ishte dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Daniel Manushi ka qënë i dënuar për plagosje të efektivit të policisë në vitin 2017.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”.

Tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, plagosën me armë zjarri 28 vjeçarin Aleksandër Nikollin dhe 26-vjeçarin Xhulio Vela, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se ngjarja ka nisur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve dhe personave që mbetën të plagosur.

Policia ka mundur të gjejë armën e zjarrit të përdorur në vendngjarje nga autorët, ndërkohë po kryhen veprime të mëtejshme.

Fatjon Palushi

Daniel Palushi

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A. N. dhe Xh. V. Brenda pak orëve kapen e vihen në pranga 2 nga autorët e dyshuar të ngjarjes, si dhe shpallet në kërkim autori i tretë i ngjarjes, të tre me precedent të mëparshëm penal, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Në pranga edhe njëri prej të plagosurve, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, e dyshuar e përdorur në ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:

F. P., 27 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; D. M., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Si dhe u shpall në kërkim si autor i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi I. Xh., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. N., 28 vjeç dhe Xh. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasve të plagosur. Në vijim të veprimeve, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. N., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Gjithashtu, falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në vendngjarje nga autorët e dyshuar. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

j.l./ dita

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time