Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

FOTO: Sapo u hap, qindra qytetarë bllokohen në rrugën e Arbrit, shkak reshjet e borës

Edhe pse u hap ditën e sotme, ka patur probleme të shumta në rrugën e Arbrit.

Mbi 100 makina janë të bllokuara në këtë rrugë për shkak të rënies së reshjeve të dëborës, të cilat kanë zbardhur vendin.

Nga pamjet e mëposhtme të publikuara shihen makinat e bllokuara, ndërkohë që reshjet e borës vijojnë.

Pjesa e rrugës që është bllokuar është te tuneli i Bypassit në Qafë-Murriz, për shkak të reshjeve të dëborës dhe si dhe ngricave në rrugë, të shtuara nga bora e rënë.

Ndërkohë që asnjë ndihmë nuk ka shkuar te drejtuesit e mjeteve, të cilët edhe pse kanë vendos zinxhirët prapë nuk kanë mundur të ‘çajnë’ ngricat.

Një segment i rrugës së Arbrit u hap ditën e sotme për shkak të festave të 28-29 nëntorit.

Ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama ka dalë sot disa herë live nga inaugurimi i hapjes së rrugës së Arbrit, si dhe ka publikuar disa momente nga makinat që kalonin në këtë rrugë, duke u mburrur edhe se me këtë investim ka shkurtuar 2 orë e gjysmë rrugë.

j.l./ dita