Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

FOTO-VIDEO / Ceremonia e ngritjes së flamurit Kuq e Zi në Tiranë

Përmes një ceremonie të veçantë Tirana ngriti sot flamurin Kuq e Zi për të përkujtuar 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor 1912 në Vlorë.

Ceremonia u zhvillua te Monumenti i Pavarësisë në Tiranë si dhe në sheshin Skënderbej, ku u vendosën kurora me lule.

Kryebashkiaku Veliaj shkruan në Twitter se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për shqiptarët.

Ceremonia e ngritjes së flamurit në Sheshin Skënderbej, në 109-vjetorin e Pavarësisë!

Një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

Kur bëhemi bashkë, gjithmonë i’a dalim!

Kjo është forca jonë”, shkruan ai.

Ndërkohë qytetarë të shumtë iu bashkuan thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për vendosjen e flamurit Kuq e Zi në ballkonet e shtëpive.

j.l./ dita