TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Vendi ynë vijon të shoqërohet nga moti i keq përgjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që vërehet përshkallëzim i kushteve atmosferike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSSH) bën të ditur se reshjet, shoqëruar me shkarkesa (rrufe), në rrjetin elektrik kanë shkaktuar probleme në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër.

“Në disa lagje të Shkodrës ka probleme të furnizimit me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35 kV”, bën të ditur OSSH.

OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rëndësisë së veçantë janë në punë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.