Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Geraldina bën 1 vjeç, Elia Zaharia i dedikon të bijës fjalët më të ndjera

Në muajin tetor 2020 Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Geraldina.

Sot vogëlushja feston 1 vjetorin dhe Elia ka publikuar disa foto familjare në Instagram. Krahas fotove ajo i ka bërë të bijës një dedikim shumë të ndjerë.

“Si sot një vit më parë patëm takimin më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë mu duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime! Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës!

Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua ti përqafoj të gjitha bebet e botës. Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë! Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime”, ka shkruar Elia.