Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

GJERMANI – CDU nis referendumin e anëtarëve për lidershipin

BERLIN, 4 dhjetor /ATSH-DPA/- Partia konservatore gjermane (CDU), e cila është gati t’i bashkohet opozitës pas një disfate dërrmuese zgjedhore, do të nisë një referendum për të përcaktuar pasardhësin e liderit të partisë Armin Laschet.

Për herë të parë në historinë e partisë, rreth 400 000 anëtarë partie duhet të marrin një vendim paraprak për liderin e ardhshëm.

Kandidatët janë ministri i përkohshëm i kancelarisë Helge Braun, ish-kreu i grupit parlamentar Friedrich Merz dhe eksperti i politikës së jashtme Norbert Roettgen.

Pas katastrofës zgjedhore në zgjedhjet e Bundestagut në shtator, partia dëshiron të riorganizojë udhëheqjen e saj. Kreu i partisë Armin Laschet, i cili dështoi si kandidat për kancelar, nuk dëshiron të kandidojë  më.

Anëtarët e CDU-së mund të votojnë online ose me postë deri më 16 dhjetor, me rezultatet e paraqitura të nesërmen.

Nëse nevojitet një raund i dytë votimi, ai do të fillojë më 29 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 12 janar 2022.

Vendimi përfundimtar për liderin e ri do të merret më pas nga 1001 delegatë në kongresin dixhital të partisë më 21 dhe 22 janar.

Pas kësaj, zgjedhjet duhet të konfirmohen me votim postar.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.