Albania

GJERMANI – Rifillojnë bisedimet intensive për krijimin e qeverisë

BERLIN, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Bisedimet eksploruese ndërmjet tre partive që shpresojnë të formojnë qeverinë e ardhshme të Gjermanisë rifilluan sot në Berlin, dy javë pasi social- demokratët mundën ngushtë konservatorët e kancelares Angela Merkel në zgjedhjet federale të vendit.

Përfaqësuesit e social-demokratëve (SPD), të gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, miqësorë ndaj biznesit, do të vazhdojnë të diskutojnë fushat e marrëveshjes dhe konfliktit të mundshëm.

Qëllimi është formimi i një koalicioni të ashtuquajtur “semafor”, i emëruar për ngjyrat e përdorura në Gjermani për të përfaqësuar të tre partitë, me kancelar Olaf Scholz të SPD-së.

FDP ka përsëritur qëndrimet e saj themelore përpara bisedimeve. Shefi i grupit parlamentar të FDP, Marco Buschmann, i tha ”Der Spiegel” se “linjat e kuqe” të partisë përfshijnë rritjen e taksave dhe zbutjen e rregullave të balancuara të buxhetit të Gjermanisë.

Sidoqoftë, ai tha se ishte optimist për shanset për t’u bashkuar me një koalicion qeveritar me SPD dhe të gjelbrit, sepse ndërsa ka “zona të fërkimit”, të tre partitë janë të etura për të qeverisur.

“Deri më tani, gjithçka ka qenë shumë serioze dhe profesionale. Është e qartë për të gjitha palët se kjo ka të bëjë me vendin tonë”, theksoi ai.

Takimet në nivele të ndryshme partie janë caktuar për pjesën më të madhe të javës.

Bisedimet pritet të zgjasin javë të tëra, me shpresën për të formuar një qeveri para Krishtlindjeve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Timeline of Koeman's torment: terrible results, clashes with Laporta, fan attacks and dismissal. Now Barcelona wants Xavi
Salihamidzic about 0:5 with Borussia: Collective turbidity in Bavaria, which we cannot explain
Barcelona wants to appoint Xavi after Koeman's resignation
💣 ÂБарсеĞона увоĞиĞĞ° Кумана
Barcelona will announce Koeman's resignation in the near future
Barcelona bosses will meet tonight to discuss Koeman's future (Cope)
Inter coach about 2-0 with Empoli: It's a pity Lautaro didn't score, but he saves goals for the next matches