Albania

GJERMANI – Rritje e ndjeshme e migrantëve që futen nga Bjellorusia

BERLIN, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Më shumë se 4 300 migrantë të paligjshëm kanë hyrë në Gjermani përmes rrugës që kalon përmes Bjellorusisë dhe Polonisë që nga gushti, tha  sot Policia Federale Gjermane.

”Migrantët ishin kryesisht nga Iraku, Siria, Jemeni dhe Irani”, tha policia.

Për shtatë muajt nga janari deri në korrik, u regjistruan gjithsej 26 persona që përdornin këtë itinerar. Në gusht, kjo u rrit në 474 dhe në shtator në 1 914.

”Landi i Brandenburgut, i cili rrethon Berlinin, aktualisht po strehon 2 600 migrantë në qendrat e pritjes për azilkërkuesit, të cilat po mbushen”, tha Olaf Jansen, kreu i autoritetit të refugjatëve në qytetin lindor të Eisenhuettenstadt.

Kapaciteti normal i 3 500 vendeve u rrit përkohësisht në 4 600 me anë të tendave.

Jansen tha se objektet nuk ishin ende të mbipopulluara.

“Situata nuk është dramatike, por është e vështirë. Masat e karantinës për të frenuar përhapjen e koronavirusit po paraqesin një sfidë të madhe”, shtoi ai.

Në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, presidenti Aleksander Lukashenko tha në maj se Bjellorusia nuk do të parandalojë më migrantët ilegalë të përdorin vendin e tij si një rrugë tranziti.

Vendet e BE -së kanë akuzuar Lukashenkon për nxitjen e qëllimshme të migrantëve nga rajonet e krizës, dhe Polonia, Letonia dhe Lituania kanë forcuar sigurinë e tyre kufitare./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time