Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Gjiknuri me ambasadoren franceze: Të gatshëm të diskutojmë me opozitën për reformën zgjedhore dhe territoriale

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Francës, Elisabeth Barsacq.

Gjiknuri bën të ditur se, në fokus të këtij takimi ishte vizioni i Partisë Socialiste në këtë mandat të tretë.

“Me ambasadoren e Francës, Elisabeth Barsacq, me të cilën diskutuam mbi vizionin e Partisë Socialiste në këtë mandat të tretë dhe riorganizimin e saj në funksion të të gjitha reformave të nevojshme për mirëqeverisjen e vendit”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh se, “theksova përpjekjen tonë për vendosjen e një bashkëpunimi konstruktiv ndërpartiak në Kuvendin e Shqipërisë, me synim miratimin e reformave të rëndësishme”.

“Shpreha gatishmërinë e Partisë Socialiste për tu ulur me opozitën në çdo moment, në kuadër të diskutimeve për Reformën Zgjedhore, por edhe atë territoriale”, u shpreh Gjiknuri.