Albania

GJKKO rrëzon kërkesën e Llallës për pezullimin e dënimit me 2 vite burg, ish-kryeprokurori ende në arrati

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me 2 vite burg. 

Me anë të avokatit të tij, Llalla, i cili ndodhet në arrati, i dorëzoi një kërkesë GJKKO, duke kërkuar pezullimin e dënimit, me pretendimin se çuarja e tij në qeli mund të sillte pasoja të rënda për shëndetin e tij për shkak të një sëmundjeje që ai vuan prej kohësh.

Por kjo kërkesë e Llallës u rrëzua sot nga GJKKO.

GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli.

Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.

lg.php.gifNdërkohë nga 8 tetori, Llalla u shpall nga SPAK zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar pasi Policia e Tiranës nuk e gjeti atë brenda vendit, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës. 

j.l./ dita

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions