Albania

Horoskopi, 15 tetor 2021

Dashi
Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do keni stimuj të mjaftueshëm për t’u angazhuar në këtë apekt. Raportet me partnerin janë intensive.

Demi
Pak nervozizëm dhe ndoshta edhe pak mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke bërë që në momente të caktuara të dilni nga natyra juaj. A nuk ju duket se e teproni ca me të ngrënët?

Binjakët
Është pikërisht kalimi kalimi i Mërkurit një orbitë të “butë”në shenjën tuaj që do të harmonizojë edhe veprimet tuaja. Ky ndikim bën që nga ana financiare edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.

Gaforrja
Asgjë e re gjatë ditës së sotme që pritet të jetë e qetë. Momente melankolike për shkak të Hënës dominuese, ndërsa në mbrëmje, ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

Luani
Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frutet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.

Virgjëresha
Janë pasioni dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t’ju mungojnë shanset edhe në dashuri.

Peshorja
Disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

Akrepi
Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari
Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për të marrë një iniciativë. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi
Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori
Sot do të keni mbështethen e Mërkurit dhe prandaj do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërrmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.

Peshqit
Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, rjedhimisht para dhe sukses. Idetë e reja nuk ju mungojnë, por duhet edhe guxim.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions