Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Horoskopi, 19 tetor 2021

Dashi
Tani duket se ditët tuaja do të jenë më të tensionuara, më me shumë preokupime, pasi për këtë ndikon shumë edhe pozicioni i ri i Marsit. Për fatin tuaj të mirë, mbrëmja do të jetë çtensionuese.

Demi
Një kuadër yjor në rritje do të bëjë që edhe ju të jeni në një fazë “crescendo” në të gjitha nivelet, por veçanërisht në aspektin e raporteve me të tjerët. Fusha sentimentale pritet të jetë mjaft e këndshme.

Binjakët
Në aspektin profesional keni më shumë se një arsye për të mos qenë të kënaqur, por është një periudhë kalimtare. Megjithatë, duhet të gjeni mënyrën për t’u imponuar. Por mendoni më mirë për dashurinë.

Gaforrja
Yjet tuaj të mirë Janë Mërkuri dhe Urani, mbështetja e të cilëve mund t’jua hapë një perspektivë të re në planin profesional. Për raportet ndërpersonale mbrëmja ju jep një shans të ri.

Luani
Do të jeni në pushtetin e një Hëne sot dominuese, e cila do t’ju shoqërojë gjatë gjithë javës, prandaj do të jeni shumë të favorizuar në planin sentimental. Kujdes me sëmundjet e stinës.

Virgjeresha
Janë shumë gjëra që kanë ndryshuar, prandaj duhet të tregoheni pak më koherentë me një realitet të e ri. Hëna ju bën paksa skeptikë, por kjo nuk do t’ju pengojë të jeni brilantë në ide.

Peshorja
Vazhdon ritmi marramendës i imponuar nga “planeti i kuq”, por kujdes sepse nga ana tjetër rrit tensionet e krijon mundësi për mosmarrëveshje me të tjerët, përfshi edhe familjarët. Mbrëmje pozitive.

Akrepi
Me Mërkurin tashmë plotësisht në një orbitë pozitive e harmonioze do të keni më shumë se një mundësi për të nxjerrë në pah aftësitë tuaja profesionale. Për dashurinë duhet të mendoni vetë.

Shigjetari
Edhe pse kuadri yjor nuk është nga më të mirët për ju, Mërkuri e Urani sikur ia zbehin pak forcën, optimizmi juaj është për t’u marrë për model. Në dilemë për të kaluar mbrëmjen? Le ta zgjedhë partneri.

Bricjapi
Pas të përpjetave (dhe ju jeni munduar shumë duke u ngjitur) vijnë tatëpjetat, por kujdes sepse tani mund ta pësoni nga dëshira për të arritur sa më shpejt objektivin. Hëna e bën të këndshme mbrëmjen.

Ujori
Eshtë një periudhë qetësi, e cila duket se do të vazhdojë të mbetet njëlloj edhe për disa ditë të tjera. Keni kohë për të ideuar diçka për të ardhmen. Mbrëmja nën shenjën e dashurisë.

Peshqit
Jeni nën një kyuadër yjor shumë të favorshme, prandaj përpiquni të merrni maksimumin nga mbështetja totale e yjeve. Një udhëtim i shkurtër do ta bënte më të këndshme ditën, apo jo?