Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

ITALI – Aksidentet alarmante në punë detyrojnë miratimin e legjislacionit të ri

ROMë, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Qeveria italiane po kërkon me ngulm të rrisë sigurinë në punë me anë të një legjislacioni të ri.

”Rregullat e reja do të zbatohen për kompanitë që nuk respektojnë rregulloret e mbrojtjes ose punësojnë njerëz në tregun e zi”, njoftoi qeveria italiane, pas një takimi të Këshillit të Ministrave në Romë.

“Në muajt e fundit ne kemi parë një numër të papranueshëm vdekjesh në punë”, deklaroi kryeministri, Mario Draghi.

Inspektimet e punës do të rriten, ashtu siç do të shtohen ndëshkimet për kompanitë që nuk respektojnë rregullat.

Sfondi i lëvizjes ligjore vjen pas një numri alarmant aksidentesh vdekjeprurëse në vendin e punës në Itali.

Qeveria thotë se dëshiron që masat ta bëjnë më të lehtë monitorimin e shëndetit dhe sigurisë në punë.

Në rast të shkeljeve serioze të shëndetit dhe sigurisë në punë, operacionet duhet të ndërpriten derisa mangësitë të jenë rregulluar./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.