Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Italia partner kryesor, shkëmbimet tregtare në 29.2%

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,2 %, të gjithë tregtisë.

INSTAT bën të ditur se, në shtator 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,5 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,2 %), Greqia (8,3 %), Turqi (6,5 %) dhe Kina (6,4 %).

Shkëmbimet tregtare, për nëntëmujorin 2021, me vendet e BE-së zënë 60,5 % të gjithë tregtisë.

Sipas INSTAT, në periudhën Janar – Shtator 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 55,0 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë për këtë periudhë renditen: Italia (30,2 %), Turqia (7,8 %), Greqia (7,1 %) dhe Gjermania (6,7 %). /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.