Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ja kush është konkurrenti i parë që u largua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Banori që u largua nga shtëpia duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh ishte shkrimtari Elhaid Cufi. Gjatë javës, të nominuarit po bisedonin me njëri-tjetrin dhe po jepnin mendimin e tyre se kush do të largohej nga shtëpia.

Në atë moment, Elhaidi tha se sipas tij, personi që do të votohet më shumë nga publiku për të dalë jashtë, do të jetë Arditi. Për shkak të debateve që ka pasur herë pas here me disa nga konkurrentët e tjerë, të cilët e akuzuan se futet në bisedë pa e ditur se për çfarë po flitet, edhe Donaldi ndau të njëjtin mendim me Cufin.

Nga ana tjetër, Shelia dhe Sabiani nuk dhanë një emër. Gjatë këtyre ditëve, Elhaidi ka kaluar kohë me disa banorë, me të cilët ka rrëfyer një pjesë të vogël nga jeta e tij.