Albania

Javën tjetër nis viti i ri akademik, Manastirliu, thirrje për studentët: E vetmja mënyrë që…

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë, një javë para nisjes së vitit të ri akademik, bëri të ditur se mësimi nuk do të zhvillohet më i alternuar por në auditorë dhe studentët që ta ndjekin duhet të jenë të vaksinuar.

“Kemi nisur një aksion do thoja sa i përket vaksinimit të të gjitë personave plus 18 vjeç me fokus studentët, të rinjtë ku vërehet që kemi interes të shtuar.

Gjatë kësaj jave kemi nisur bashkëpunimin me strukturat e arsimit të lartë, vetë rektorët janë të angazhuar me gjithë stafet e tyre për të njoftuar studentët që kjo javë është javë vaksinimi se duke nisur nga java tjetër do duhet të paraqesin kartën e vaksinimit për vijimin e procesit normal mësimor.

Ne të gjithë duam që mos kemi më ndërprerjet e shkollave, ato mësime që kryheshin në mënyrë të alternuar, por ajo që synojmë është që mësimi të bëhet në auditore dhe e vetmja mënyrë që mësimi të zhvillohet në auditorë është që të vaksinohemi se është e vetmja armë e njohur nga të gjithë e cila kufizon përhapjen e infeksionit”, tha ministrja.

Viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor.

Rektorja e Universitetit të Durrësit Kseanela Sotirofski i bëri thirrje studentëve të paraqiten në universitet për t’u vaksinuar, pasi duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme do të kërkohet pasaporta e vaksinimit për të qenë prezent në auditore.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,803,799 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 834,469 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e hënë, datë 11 tetor, janë kryer 6,339 vaksinime në të gjithë vendin.

Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën anti-Covid.

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him