Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Katër persona paguajnë gjysmë milion lira për një darkë te Nusret, vërshojnë komentet

Katër mysafirë në një restorant të kuzhinierit turk Nusret Gokçe kanë paguar një faturë prej gati gjysmë milionë lira turke ose 50,888 dollarë.

Fatura u publikua në rrjetet sociale duke sjellë reagime dhe komente të shumta.

“Darka në Nusret në Londër është më shtrenjtë se të fluturosh me avion drejt Stambollit dhe të darkosh atje”, shprehet një komentues.

Kishte nga ata që i dolën në mbrojtje restorantit.

“Nusret Londër është një vend i shtrenjtë dhe luksoz. Dikush që pi verë atje nuk duhet të ankohet për çmimet”, shprehet njëri prej tyre.

Disa të tjerë u shprehën se “kjo është vjedhje” dhe se “është rezultati i të qenit i pasur dhe budalla”.

Nusret ka restorante në disa vende të botës si:  Turqi, SHBA, Greqi, Angli, Katar, Emiratet Arabe dhe në Arabinë Saudite.

j.l./ dita