TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim mbështeti sot thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili prej ditësh ka nisur publikimin e rekomandimeve kryesore të OSBE/ODIHR për zgjedhjet me apelin ndaj aktorëve politikë se është koha për zbatimin e tyre.

“Ne nxisim autoritetet të veprojnë mbi këtë dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirisht – pa frikë apo presion apo ndikim të paligjshëm – është themelore për demokracinë”, shprehet ambasadorja Kim duke sjellë në vëmendje postimin e Celibashit në Twitter.

Ky i fundit postoi rekomandimin e katërt prioritar të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Shqipëri, i cili ka të bëjë me garantimin e sigurisë së të dhënave të qytetarëve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.